Aktorja e njohur Charlize Theron do të jetë pjesë e filmit të ardhshëm të serisë së njohur “Fast & Furious”.
Ajo ka nënshkruar këtë javë kontratën me Vin Dieseln, Dwayne Johnsonin dhe Michelle Rodriguezin, raporton “Variety”.
Detajet e rolit të saj mbeten akoma sekret, por pritet që ky rol të bëjë bujë në botën kinematografike.
“Fast 8” ribashkon Vin Dieselin, Dwayne Johnsonin, Michele Rodriguezin dhe Tyrese Gibsonin në një aventurë në New York.
Filmi do të publikohet në prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/