Site icon Telegrafi

Charlize Theron: Nëna më vrau babanë për të më shpëtuar mua! (Foto)

Charlize Theron folur disa herë rreth tragjedisë jetësore, por kurrë kaq hapur. Ajo ka pranuar se është mirënjohës ndaj nënës pasi ajo i shpëtoi jetën.

Bazuar në sjelljet simpatike të Charlizet shumëkush mund të mendoj se ajo vjen nga një familje e pasur dhe e lumtur dhe kishte një përrallë të fëmijërisë. Megjithatë, historia e saj është krejtësisht e ndryshme dhe mund të shërbejë si një skenar për film triller, transmeton Telegrafi.

“Nëna ime është një person i mrekullueshëm. Unë e di se të gjithë fëmijët e thonë dhe tingëllon banal, por edhe kam të drejtë ta them këtë. Nëna ime më shpëtoi jetën”, tha Charlize.

“E kam ditur se do të ndodhë diçka e keqe, thjesht, e kam pasur këtë ndjenjë”, shtoi aktorja.

Babai i aktores, Charles, Charlize Theron dhe e ëma Gerda.

Kur arriti në shtëpi, babai filloi të shtënë me armë, fillimisht në gardh dhe më pas në derën e kuzhinës.

Ai arriti të thyejë derën dhe hyri në shtëpi. Ai qëndroi para dhomë së Charlizes dhe me zemërim e goditi derën.

“Sonte do t’iu vras të dyjave”, bërtiti duke mbajtur armën.

Kur e pa ajo dhe ia mori armën, ku më pas qëlloi burrin e saj dhe e plagosi të vëllanë.

Charlize Theron në hapët e para të karrierës si modele

Një vit pas tragjedisë, Charlize u zhvendos për në Milano të Italisë dhe filloi karrierën prej modeles.

Disa muaj më vonë shkoi në Hollywood me, siç thotë ajo “një valixhe plot me ëndrra” dhe 400 dollarë në portofol. /Telegrafi/

Exit mobile version