Site icon Telegrafi

Charlize Theron flet për HIV/AIDS

Aktorja Charlize Theron ka mbajtur një konferencë për shtyp ku foli për HIV AIDS, dhe për popullsinë Afrikane e cila është më e infektuara.

Mjaft realiste, Theron thotë “Mendoj se është koha të përballemi me realitetin e botës ku jetojmë. E vërteta është se ne kemi çdo mjet që na nevojitet për të parandaluar HIV, megjithatë kjo epidemi po na mposht ne. Mbase kjo po ndodh sepse jemi ne që nuk duam ta luftojmë?”

Charlize flet për pas për disa jetë që vlerësohen më shumë se të tjera, dhe kjo ndikon në përhapjen e virusit “Ne vlerësojmë më shumë meshkujt se femrat. Dashurinë normale dhe jo ate homoseksuale. Ngjyrën e bardhë të lëkurës dhe jo të zezën. Të pasurin më shumë se të varfrin. Vlerësohet më shumë një i rritur se një adoleshent. Unë di që HIV AIDS nuk diskriminon askënd. Dhe këta njerëz që nuk i vlerësojmë edhe përse të infektuar i lëmë të jetojnë duke vuajtur”.

Exit mobile version