Charlize Theron është një ndër aktoret më të famshme në botën e kinematografisë amerikane.
Bukuroshja ka dhënë një intervistë së fundi për revistën “Marie Claire” teksa ka zbardhur disa të pathëna rreth jetës kur ishte adoleshente.
Ajo ka treguar se kur ishte adoleshente ka pasur një jetë të trazuar dhe se kjo e ka ndihmuar që të jetë nënë më e mirë.
“Të 20-at ia kam dedikuar heqjes së fiksimeve, dëshirës për të eksploruar botën, për të provuar drogërat… të udhëtoja për 4 muaj drejt Turqisë vetëm me një çantë… kështu që i bëra që të gjitha dhe në kohën kur u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati. Jam një nënë e kuptueshme dhe më e mirë se ç’mund të isha pa provuar të gjitha këto”, tha ajo.
Theksojmë se Charlize është rritur në një familje ku babai ishte i alkoolizuar, ndërsa kur ishte vetëm 15-vjeçare dëshmoi vrasjen e të atit nga e ëma.
Ndryshe, artistja 43- vjeçare kujtojmë se është nënë e dy fëmijëve, vajzës trevjeçare August dhe djalit Jackson, shtatëvjeçar. /Telegrafi/