Nuk e mbajmë në mend kur për herë të fundit ndonjë prej damave të famshme ka shkaktuar bujë të këtillë falë ndryshimit të dukjes për shkak të formës së frizurës
Veprimi më i guximshëm që mund ta bëni, nëse dëshironi të freskoni dukjen tuaj, është ai që ta ndryshoni frizurën, por drastikisht, transmeton Telegrafi.
Për veprime të këtilla të guximshme, patjetër pason shpërblimi. Bukuroshja Charlze Theron është dëshmi e shkëlqyeshme për këtë.
Aktorja ka shkurtuar flokët dhe ka ndryshuar ngjyrën. Mirëpo, arsyeja për këtë stuhi të vërtetë në media kanë shkaktuar reagimet lidhur me zgjedhjen e frizurës së saj.
Fjala është për frizurën piksi e cila ka qenë jashtëzakonisht e popullarizuar në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, por e cila nuk është parë afër që nga atëherë.
Aktores ky ndryshim i ka sjellë një mori falënderimesh, por edhe transformim të mrekullueshëm për shkak të të cilit me siguri duket nja dhjetë vjet më e re.
Të lumtë Charlize dhe faleminderit për inspirimin. /Telegrafi/