Site icon Telegrafi

”Charlie’s Angels” që luftojnë krimin e vërtetë (Video)

Rrjeti britanik ”BBC” i ka kushtuar një analizë treshes së prokuroreve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), duke i krahasuar me tre agjentet e filmit të njohur ”Charlie’s Angels”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas BBC-së, këto tre gra janë shndërruar në kamzhik për elitën politike dhe heroina të protestave, që çdo ditë organizohen nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Në analizë, Janeva konsiderohet si zonja më e lavdishme, kurse puna e saj është hetimi i pohimeve për keqpërdorime dhe korrupsion, që dolën nga skandali i përgjimeve.

Në fund të analizës, BBC jep alarmin se situata mund të përkeqësohet, nëse PSP-ja nuk triumfon. Protestuesit mund t’i ndërrojnë balonat me ngjyrë, me armë tjera, në këtë vend me institucione të dobëta dhe me përvojë të pakët demokratike në vijën e frontit të krizës evropiane të refugjatëve./Telegrafi/

Exit mobile version