Telegrafi

Charlie Sheen rikthehet me rol të rëndësishëm pas shumë vitesh

(Foto: Instagram/charliesheen)

Charlie Sheen, i njohur më së shumti për rolin e Charlie në serialin “Two and a Half Men”, do të rikthehet së shpejti në ekranet e vogla – ka mësuar Page Six.

Aktori, i cili nuk është shfaqur në kamera që nga viti 2017, përveç disa roleve të vogla dytësore, filloi xhirimet e një episodi pilot për serialin e shkruar dhe të prodhuar nga autori i “Entourage”, Doug Ellin.

Ellin dhe Sheen u bënë miq vitin e kaluar në emisionin “Victory The Podcast”, dhe gjatë emisionit filmbërësi la të kuptohej se me aktorin po dilnin me një projekt së bashku.

Page Six mëson se xhirimet e një pilot projekti tashëm kanë filluar dhe ata me të vërtetë kanë bindur edhe babanë e Charlie, Martin Sheen, që të përfshihej në projekt.

Lexo po ashtu Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike

Kujtojmë që Charlie Sheen në mënyrë famëkeqe la karrierën e tij jashtëzakonisht të suksesshme televizive në vitin 2011, kur filloi një sulm publik ndaj Chuck Lorre, krijues dhe producent ekzekutiv i hit serialit “Two and a Half Men”.

Aktori, i cili ka probleme të gjata të abuzimit me substancat narkotike, u pushua nga puna dhe pak më pas dha një seri intervistash të çuditshme televizive. Ai u zëvendësua në serial nga Ashton Kutcher. /Telegrafi/