Site icon Telegrafi

Charlie Sheen pendohet për fyerjen e rëndë ndaj Rihannas

Charlie Sheen i ka kërkuar ndjesë Rihannas.

E gjithë kjo pasi në njërën prej episodeve të ‘Watch What Happens Live with Andy Cohen’ ai e kishte quajtur këngëtaren e popit ‘bushtër’.

Aktori ka zgjedhur twitterin për ta bërë këtë, përmes të cilit e ka ftuar këngëtaren për një pije të martën.

“E dashur Rihanna, më fal për humorin tim të pamenduar. Le të pimë nga një pije së bashku. Do e paguaj unë”, ka shkruar Sheen në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version