Telegrafi

Charlie Sheen do të bëhet gjysh

Ylli 47-vjeçar e ka konfirmuar vet lajmin gjatë pjesëmarrjes në emisionin “The Late Show With David Letterman”. Ai ka thënë se është i lumtur, por njëkohësisht nervoz.

“Unë si gjysh, Dave… nuk e di. Duket sikur bota do të ndahet në dysh. Është mahnitëse. Është thjesht një titull që ende nuk jam i gatshëm për t’iu përshtatur”, ka deklaruar Sheen.

28-vjeçarja Cassandra është vajza e Sheen me partneren e tij nga shkolla e mesme, Paula Speert. Aktori ka edhe dy vajza të tjera (tetë dhe shtatëvjeçare) nga martesa me Denise Richards, si edhe dy djem binjakë (trevjeçarë) me gruan e tretë Brooke Mueller. /Telegrafi/