Site icon Telegrafi

Charlie Puth i jep fund beqarisë me partneren Brooke Sansone

Charlie Puth i dha fund me partneren e tij Brooke Sansone, një vit pasi njoftuan fejesën e tyre.

Artisti 32-vjeçar, ndau lajmin e lumtur përmes llogarisë të tij në Instagram, duke postuar gjithashtu edhe një mori fotografish nga dasma me koordinatoren e marrëdhënieve me publikun të Vogue.

Çifti që po shijon për momentin muajin e mjaltit në Itali, raportohet se u martuan më 7 shtator në Montecito, Kaliforni.

Foto: Charlie Puth dhe Brooke Sansone / Instagram

“Të dua Brooke… të kam dashur gjithmonë, me ty e nxjerr më të mirën nga vetja. Të premtoj se do të të dua çdo ditë në këtë jetë, dhe akoma më shumë kur të kalojmë në tjetrën”, ka shkruar ai në postimin e tij.

“Brooke Ashley Sansone, dhe tani do të jesh Brooke Ashley Puth. Faleminderit që më bëre njeriun më të lumtur në jetë. Gjithmonë ke qenë ti”. /Telegrafi/

Foto: Charlie Puth dhe Brooke Sansone / Instagram
Foto: Charlie Puth dhe Brooke Sansone / Instagram
Exit mobile version