Site icon Telegrafi

Charlie Hebdo publikoi një karikaturë të Erdoganit, reagon ashpër shteti turk

Edhe Erdogan është bërë pjesë e revistës satirike franceze, të cilën e sulmoi gjatë këtyre dhjetëve për publikimin e një karikature, e cila i referohet Profetit Muhamed.

Turqia ka njoftuar se do të marrë të gjitha hapat ligjorë dhe diplomatikë kundër një karikature të presidentit, Recep Tayyip Erdogan (për ta shikuar foton, klikoni KËTU).

Në fakt, i pari i shtetit turk është vendosur në kopertinën e numrit më të fundit të gazetës satirike Charlie Hebdo.

Kopertina e listës tregon Erdoganin me një bluzë dhe të brendshme gjersa në dorë ka një kanaçe. “Erdogan: Privat, ai është shumë qesharak”, shkruan ndër të tjerash gazeta franceze.

“Ne dënojmë me forcë karikaturën e presidentit tonë në një revistë franceze që tregon se asnjë fe dhe vlera nuk janë të shenjta për të”, shkroi në llogarinë personale në Twitter, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin. /Telegrafi/

Exit mobile version