Site icon Telegrafi

Charles shfaqet emocional pas fjalimit të parë në statusin e Mbretit

Në këtë video nga prapaskenat të publikuar në llogarinë zyrtare të Familjes Mbretërore në TikTok, Mbreti Charles III duket se ka lot në sy pasi ka mbajtur fjalimin e parë para kombit.

I ulur pranë një fotografie të nënës së tij dhe i veshur me një kostum të zi dhe kravatë, ai thotë se nëna e tij “sakrifikoi për detyrën”.

Mbreti thotë se “dashuria, admirimi dhe respekti” i frymëzuar nga Mbretëresha “u bë shenjë dalluese e mbretërimit të saj”, raporton bbc.

Lexo po ashtu Mbreti Charles III i drejtohet për herë të parë kombit, i bëri homazhe edhe Mbretëreshës Elizabeth II

“Siç mund të dëshmojë çdo anëtar i familjes sime, ajo i kombinoi këto cilësi me ngrohtësinë, humorin dhe një aftësi të pagabueshme për të parë gjithmonë më të mirën te njerëzit”, thotë ai.

“Siç bëri vetë Mbretëresha me një përkushtim të tillë të palëkundur, edhe unë tani zotohem solemnisht, gjatë gjithë kohës që më jep Zoti, do të mbajë parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë”, pohoi Mbreti.

Ai e kishte përfunduar fjalimin me një homazh për “nënën e dashur”, duke u emocionuar paksa ndërsa mbaroi paraqitjen e televizive. /Telegrafi/

@royalfamilychannel BTS of Charles’ first address as King #kingcharles #kingcharlesiii #royalfamily #buckinghampalace #queen ♬ original sound – The Royal Family Channel
Exit mobile version