Mbreti Charles III ka arritur në Pallatin Buckingham për herë të parë që kur i ndryshoi statusi mbretëror.
Ai arriti me veturë pasi aeroplani e solli nga shteti skocez në Londër, raporton bbc.
Mbreti kaloi ca kohë duke shtrënguar duart dhe duke përshëndetur dashamirës jashtë portave të pallatit.
Një pjesëtar i publikut shihet duke puthur dorën e Mbretit ndërsa ai ecte ngadalë gjersa po përshëndeste të pranishmit.
Theksojmë se Charles u bë Mbret pas vdekjes në moshën 96-vjeçare të Mbretëresha Elizabeth II.
Ndryshe, Charles III sot do t’iu drejtohet kombit përmes ekraneve televizive. /Telegrafi/