Duket se gjithçka u përfol në Monza pritet të bëhet realitet. Ferrari do ta largojë Kimi Raikkonenin.
Sipas të përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e kokëkuqes italiane ia komunikuan finlandezit vendimin e tyre pikërisht përpara Çmimit të Madh të Italisë, gjë që shpjegon edhe sjelljen e Raikkonenit në pistë, pasi nuk e ndihmoi shumë Sebastian Vettelin gjatë garës.
Gjithnjë sipas gazetës, Ferrari ka vendosur ta zëvendësojë Raikkonenin me të riun Charles Leclerc, transmeton Top Channel.
https://www.youtube.com/watch?v=aoZ7yrVJ544
Ai është një pilot i formuar në Akademinë e skuderisë italiane që garon me Sauber Alfa Romeo, ku ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Zërat për largimin e Kimi Raikkonenit nga Ferrari, për t’u zëvendësuar nga Leclerc, ka kohë që po qarkullojnë në media.
Për pilotin 20-vjeçar nga Monako që u kërkua me forcë edhe nga Sergio Marchionne (i ndarë nga jeta pak kohë më parë), kalimi te Ferrari është një hap i madh në karrierë.
Ndërsa për Raikkonenin, paraqitjet e mira në garat e fundit të Formulës 1 nuk i shërbyen për të siguruar qëndrimin te skuderia italiane edhe sezonin e ardhshëm.