Telegrafi

Charles Leclerc nënshkruan me Ferrarin për pesë vite

Charles Leclerc (Foto: Charles Coates/Getty Images)

Piloti i Formula 1, Charles Leclerc ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me Ferrari deri në vitin 2024.

Pas një sezon të parë mbresëlënës me skuadrën italiane, ku e zëvendësoi Kimi Raikkonenin për sezonin 2019, ka ardhur shpërblimi.

22-vjeçari nga Monaco fitoi garat në Belgjikë dhe Itali, ku mori shtatë “pole pozicione”, më shumë se çdo pilot tjetër.

Charles Leclerc (Foto: Charles Coates/Getty Images)

Leclerc përfundoi në vendin e katërt në renditjen e pilotëve, përpara shokut të tij katër-kampion të botës, Sebastian Vettel.

Ai shënoi më shumë fitore, pole dhe pikë sesa Vettel dhe në matjet kokë me kokë ai ishte 0.111 sekonda më i shpejtë.

Charles Leclerc gjatë garave (Foto: Charles Coates/Getty Images)

Drejtori i ekipit të Ferrari, Mattia Binotto tha: “Me secilën garë që kalonte këtë vit, dëshira jonë për të zgjatur kontratën tonë me Charles u bë gjithnjë e më e vetëkuptueshme dhe vendimi nënkupton që ai tani do të jetë me ne për pesë sezonet e ardhshme”.

Edhe piloti u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës. /Telegrafi/