Site icon Telegrafi

Charles Feeney: Miliarderi irlandezo-amerikan që i dha të gjitha dhe zgjodhi të vdiste i varfër

Të bëhesh miliarder do të ishte, për shumicën prej nesh, kulmi i arritjeve – dhe një ëndërr e realizuar.

Charles F. Feeney e jetoi atë ëndërr, por ai nuk ishte i kënaqur thjesht duke u bërë miliarder – jo, ai i vuri vetes një qëllim më tej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të ofronte të gjithë pasurinë e tij shumë miliardë dollarëshe ndërsa ishte ende gjallë.

Biznesmeni amerikan, e arriti këtë qëllim – tri vjet para se të vdiste, në vitin 2023 – në moshën 89-vjeçare, duke dhuruar pothuajse 8 miliardë dollarë në mbarë botën.

Por kush ishte Chuck Feeney?

Charles Feeney lindi në Elizabeth, New Jersey në vitin 1931, gjatë Depresionit të Madh.

Nëna e tij punonte si infermiere në spital dhe babai i tij ishte një agjent sigurimesh.

Sipërmarrësi i fitoi paratë e tij duke shitur mallra luksoze për udhëtarët në aeroporte anembanë botës.

Ai vazhdoi me themelimin e Atlantic Philanthropies në vitin 1982, një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të shpërndarë pasurinë e tij për kauza dhe projekte që ai mbështeti në mbarë botën.

Fushat kryesore të interesit të fondacionit ishin shëndetësia, arsimi, pajtimi dhe të drejtat e njeriut.

Për 15 vitet e para të misionit të tij filantropik, Feeney thuhet se dhuroi “para në fshehtësi”, duke e bërë atë të quhej James Bond i filantropisë, i cili u bë i njohur vetëm në vitin 1997.

Ndërkohë, thuhet se pesë fëmijëve të tij (katër vajza dhe një djalë) u janë lënë para përmes nënës së tyre, gruas së parë të Feeney.

Dhe në pjesën e fundit të jetës së tij, ai jetoi në një apartament me dy dhoma gjumi në San Francisko me gruan e tij Helga. /Telegrafi/

Exit mobile version