Mbreti Charles III është shpallur zyrtarisht si sovrani i ri i kombit gjersa më vonë do të mbahet një ceremoni zyrtare.
Kjo procedurë është konfirmimi zyrtar i Mbretit të ri, i cili do të mbërrijë më vonë në ceremoni.
Pas mbledhjes së Këshillit të Pranimit, Princi i Uellsit, Uilliam ishte i pari që nënshkroi shpalljen ndërsa u ndoq nga bashkëshortja e mbretit, Camilla.
Kjo është hera e parë që gratë marrin pjesë në Këshillin e Aderimit – më parë ishin vetëm burrat që merrnin pjesë.
Në fakt, ceremonia u hap me njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidentja e Këshillit, Penny Mordaunt tha se “Zotërinjtë e mi, është detyra ime e trishtuar t’ju informoj se Madhëria e saj, Më e Mëshirshmja, Mbretëresha Elizabeth II, ka vdekur të enjten më 8 shtator 2022, në Palatin Balmoral”.
Ndryshe, Charles i është drejtuar mbrëmë kombit gjersa ka fol për nënën e tij të ndjerë, e cila vdiq në Pallatin Balmoral në Skoci. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9Auq9mYxFEE