Chappell Roan tërhoqi vëmendjen në shfaqjen e Rick Owens gjatë Javës së Modës në Paris, duke mahnitur me një fustan argjendi të guximshëm dhe një grim dramatik të frymëzuar nga fluturat.
Këngëtarja 27-vjeçare e kompletoi pamjen me çizme të zeza deri në kofshë dhe flokët e saj të kuq kaçurrelë të lëshuara natyrshëm.
Paraqitja e saj në Javën e Modës në Paris vjen pas një momenti emocional në festën pas ‘Oscars’ të Elton John, ku ajo interpretoi në skenë me legjendën e muzikës, shkruan DailyMail.
Chappell e falënderoi Eltonin për kontributin e tij ndaj komunitetit LGBTQ+, duke e cilësuar atë si një inspirim të madh për artin dhe identitetin e saj.
Eltoni, nga ana e tij, e quajti Chappell një nga talentet më të mëdha të momentit, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndikimin e saj si artiste.
Chappell vazhdon të impresionojë me stilin dhe personalitetin e saj autentik, duke u bërë një figurë e spikatur si në muzikë ashtu edhe në modë.
Me praninë e saj të fuqishme dhe mesazhet e sinqerta, ajo po krijon një trashëgimi unike si artiste dhe ikonë e re kulturore. /Telegrafi/