Këngëtarja Chappell Roan është kritikuar nga një ekzekutiv i industrisë muzikore pasi kërkoi që label-et të paguajnë artistët me një pagë jetese dhe t’u sigurojnë mbulim shëndetësor.
Gjatë pranimit të çmimit Artisti i Ri më i Mirë në ‘Grammy’, Roan, 26 vjeçe, theksoi vështirësitë që përjetoi pas largimit nga label-i i saj i parë dhe kërkoi më shumë mbrojtje për artistët në zhvillim.
“Nëse një kompani përfiton miliona nga artistët, ata duhet të trajtohen si punonjës të vlefshëm me pagë të drejtë dhe sigurim shëndetësor”, tha ajo, duke marrë duartrokitje nga publiku, shkruan DailyMail.
Por jo të gjithë e mbështetën thirrjen e saj. Ekzekutivi Jeff Rabhan e quajti fjalimin e saj “të keqinformuar” dhe argumentoi se label-et nuk kanë detyrim t’i paguajnë artistët si punonjës.
“Nëse nuk ju pëlqejnë kushtet, qëndroni të pavarur dhe merrni vetë rrezikun financiar”, shkroi ai në ‘The Hollywood Reporter’.
Reagimet ndaj kritikës së Rabhan ishin të menjëhershme, me yllin e popit Halsey që e cilësoi atë një “tërbim të zhurmshëm”.
Ndërkohë, fansat vlerësuan guximin e Roan për të ngritur një çështje kaq të rëndësishme në një skenë kaq të madhe, duke shpresuar se fjalët e saj do të nxisin ndryshime në industrinë muzikore. /Telegrafi/