Telegrafi

Chapecoense shton dy yje në logon e klubit (Foto)

Skuadra braziliane ka bërë ndryshime në logon e tyre.

Ndryshimi i skuadrës së Chapecoenses, është se kanë shtuar dy yje në logon e klubit, yje këto me domethënie të madhe.

Këto yje janë vendosur në pjesë të ndryshe, ku njëri ka bërë vend mbi logo, teksa tjetri në mes të stemës së klubit, shkruan Telegrafi.

Kështu, ylli në pjesën e epërme të stemës simbolizon titullin e fituar të Cupa Sudamericana, ndërsa ylli në mes të logos është për nder të viktimave të tragjedisë.

Ndryshe, të gjitha ndeshjet në ligat dhe garat evropiane dhe botërore kanë filluan me një minutë heshtje në shenj nderimi. /Telegrafi/