Klubi i futbollit Chapecoense, së bashku me ekipin e tij mjekësor në Kolumbi, të përfaqësuar nga Dr Carlos Henrique Mendonça, kanë njoftuar mbi lajmet e përditësuara në lidhje me të mbijetuarit e aksidentit, të cilët janë shtruar në spital.
Sipas skuadrës braziliane, mbrojtësi i skuadrës, Neto, është në gjendje kritike për të shpëtuar, por që sipas tyre gjenden në një shtet të qëndrueshëm mjekësor, që po ju ofron perspektiva të mira për përmirësime të gjendjes.
Portieri Follmann është ai i cili është në gjendjen më të rëndë, pasi që ka një këmbë të amputuar dhe tjetra gjendet nën kujdes të plot, pasi rrezikohet të amputohet edhe kjo këmbë. Megjithatë, gjendja mjekësore e Follmann është e qëndrueshme, edhe pse ai kërkon kujdes më intensiv.
Lojtari tjetër, Allan Ruschel, iu është nënshtruar operacionit në kurriz, por është ende me lëvizjet normale në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Pavarësisht lëndimeve të shumta, dhe gjendjes kritike, ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe mjekët gjithashtu ofrojnë perspektiva për përmirësime, ndërsa gazetari Rafael Henzel ka tronditje në gjoks dhe njërën këmbë të thyer.
Megjithatë, shqetësimi më i madh për të gjithë të mbijetuarit, lidhet me rrezikun e infeksionit, pasi lëndimet kishin nivel të lartë të ndotjes.
Në këtë moment, nuk ka datë të parashikuar për shkarkim në spital për pacientët(futbollistët), por shtabi mjekësor i Chapecoense siguron të gjithë, sepse strukturat e kolegëve dhe trajtimet e ofruara janë më të mirë të mundshme. /Telegrafi/