Site icon Telegrafi

Chapecoense fiton trofeun e parë ndërkombëtar (Foto)

Skuadra braziliane, Chapecoense ka ‘fituar’ trofeun e parë ndërkombëtarë pa luajtur fare.

Në fakt tragjedia që i ndodhi ekipit brazilian ka prekur gjithë botën e futbollit dhe shumë klube janë solidarizuar me të.

Është skuadra kolumbiane, Independiente Santa Fe që i ka dhuruar trofeun e ‘Copa Sudamerikana’.

Santa Fe këtë trofe e ka fituar edicionin e kaluar dhe ka shprehur dëshirë t’ia dhurojë skuadrës Chapecoense pas tragjedisë që i ndodhi.

Tani këtë vendim pritet ta aprovojë edhe Federata Amerikano – Jugore e futbollit.

Ka qenë presidenti i skuadrës kolumbiane që ka udhëtuar drejt Brazilit dhe i ka dhuruar trofeun Chapecoenses së bashku me një fanellë të tyre të futbollistit Kempes e cila u gjet në aeroplanin e shkatërruar.

Ky gjest i skuadrës Independiente Santa Fe është përshëndetur shumë nga adhuruesit e futbollit. /Telegrafi/

Trofeu i dhuruar për Chapecoensen nga skuadra kolumbiane Santa Fe
Exit mobile version