Telegrafi

Channing Tatum tregon trupin e tij të tonifikuar në fotografitë provokuese për revistën “VMAN”

Channing Tatum është ylli i kopertinës së numrit të ri pranverë/verë të revistës “VMAN”.

Aktori dhe producenti 41 vjeçar, tregoi fizikun e tij të formësuar në një set fotografish të realizuara nga Inez dhe Vinoodh, shkruan DailyMail.

Channing dukej më seksi se kurrë në imazhet nga seti fotografik në natyrë, të cilat e shfaqnin atë duke pushuar pranë një pishine dhe duke pozuar në barin e gjelbër.

Ai tregoi aftësitë e tij të modelimit në nivelet më të larta, duke përkulur vetullat e tij të famshme në disa prej pozave.

Fotografitë dukeshin të thjeshta, duke i vendosur një filtër bardhë dhe zi.

Babai i një djali, i cili ishte i martuar me Jenna Dewan nga viti 2009 deri në vitin 2019, kishte veshur mbathje në imazhet ku shfaqej pa këmishë.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, artisti diskutoi sfidat e regjisë së filmit, metamorfozën e stilit të tij dhe përvojën e atësisë beqare.

Kjo paraqitje e tij në kopertinën e “VMAN” vjen vetëm pak ditë përpara premierës së filmit “Dog”, në të cilin ai do të bëjë debutimin e tij si regjisor, si dhe para publikimit të komedisë së re “The Lost City”, ku ai luan krah yjeve si Sandra Bullock dhe Brad Pitt.

Ai e përshkroi aktoren Bullock si “atë që është pikërisht ajo që dëshirojnë fansat që ajo të jetë”.

Sa i përket Brad Pittit, ai e quajti komik aktorin me përvojë dhe se do ta ftonte të luante në të gjithë filmat e zhanrit komedi.

Tatum citoi gjithashtu Daniel Radcliffe si ‘ndoshta aktorin e tij më të preferuar tani për tani’.

Channing është baba i një vajze tetë vjeçare të quajtur Everly, të cilën e ka me ish-gruan e tij.

Përgjatë intervistës, aktori me famë ndërkombëtare ka folur për sfidat e të qenit një baba beqar prej afro tri vitesh. /Telegrafi/