Telegrafi

Channing Tatum publikon foto lakuriq të gruas nga shtrati (Foto, +18)

Ndërkohë që kolegët e tij ishin duke ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Bevrly Hilton, Channing Tatum po kalonte momente relaksuese me bashkëshorten në shtëpi.

Ndërkohë që Jenna Dewan Tatum ishte duke bërë një sy gjumë, ai e fotografoi. Këtë moment 36 vjeçari e ka ndarë me gjithë ndjekësit në rrjete sociale, shkruan opinion.al.

Vetëm se bashkëshortja e tij kishte marr një pozë krejt “të zakonshme”. Ajo ishte tërësisht nudo, dhe kishte mbuluar pjesët intime me batanije.

Nuk mund të mohojmë bukurinë e trupit të Jenna, por disa gjëra ndoshta duhet të mbeten private. Të shumtë kanë qenë ata që nuk e kanë pritur mirë këtë postim.