Telegrafi

Channing Tatum në shok: Një grua e panjohur ka jetuar për dhjetë ditë në shtëpinë time

Aktori amerikan, Channing Tatum kohët e fundit ka kërkuar ndihmë nga policia pasi ka folur publikisht se si një grua e panjohur kishte hyrë në shtëpinë e tij.

Për ta bërë këtë gjë edhe më tronditëse, aktori tha se ishte një nga fanset e tij, e cila kishte marrë me vete edhe disa rroba dhe ka qëndruar dhjetë ditë tek ai.

Një nga ndihmësit e Tatum e zbuloi rastësisht fansen dhe menjëherë thirri në telefon autoritetet policore. Channing më pas u kërkoi policisë që gruas t’i ndalohet afrimi tek shtëpia e tij.

Përveç kësaj, aktori ka kërkuar mbrojtje për veten dhe shumë shpejt ish-gruan, Jenny Dewan, vajzën e tyre, Everly dhe dy asistentët.

Gjyqtari miratoi kërkesat e aktorëve, pos për asistentët dhe është interesante se Channing nuk kërkoi mbrojtje për të dashurën Jessie J.

Ndryshe, Tatumin do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave gjatë muajve të ardhshëm me video projekte të reja filmike. /Telegrafi/