Ka kaluar gjysmë viti prej se Channing Tatum i ka nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit, ndërsa duket se aktori tashmë është në një lidhje të re.
Sipas revistës People, 38-vjeçari është parë me këngëtaren britanike, Jessie J.
Burime të kësaj reviste kanë thënë se lidhja është në fillet e saja, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë refuzuar t’i komentojnë spekulimet.
“Janë duke u takuar qe disa muaj, ndërsa është interesante se Jessie ngjan me ish-gruan e tij”.
“Është një romancë e re, pa obligime dhe ata po kënaqen si çift”, ka thënë një burim.
Tatum ka qenë i martuar për nëntë vite me aktoren Jenna Dewan, me të cilën u shkurorëzua gjatë këtij viti.
Ata kanë një vajzë bashkë, Everly Elizabeth Maiselle Tatum, e cila ka lindur më 31 maj 2013 në Londër. /Telegrafi/