Telegrafi

Channing Tatum heq dorë nga rrjetet sociale

Channing Tatum (Foto: Bennett Raglin/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards)

Aktori i famshëm amerikan, Channing Tatum, është duke u larguar për pak kohë nga rrjetet sociale.

Sot (e mërkurë), 39-vjeçari ka treguar përmes rrjeteve sociale se po heq dorë pikërisht nga Instagrami.

“Do të bëj pak pushim dhe do heq dorë nga rrjetet sociale për pak kohë”. Po përpiqem të inspirohem për të krijuar sërish dhe t’ua them të drejtën nuk po ndjehem kreativ duke qëndruar në rrjete sociale. Do ik nga to dhe do t’i kthehem botës reale për pak kohë dhe larg telefonit tim”, ka shkruar mes të tjerash aktori i filmit të njohur “Magic Mike”.

Pak orë pas publikimit të këtij postimi, Channing mori një sërë komentesh nga fansat e tij, të cilët mezi po e presin rikthimin e këngëtarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Channing Tatum

I njëjti numëron mbi 17 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale, Instagram. /Telegrafi/