Jenna Dewan dhe Channing Tatum kanë lëvizur prej kohësh pasi u ndanë më shumë se një vit më parë, dhe tani, ndarja e tyre është përfundimisht zyrtare dhe e ligjshme.
Divorci i çiftit të famshëm, i cili ra në dashuri në serinë e filmit të vitit 2006 “Step Up”, u përfundua këtë javë, sipas E! News.
Dewan, 38 vjeçe dhe Tatum, 39 vjeç, të cilët ndajnë vajzën Everly, 6 vjeçe, kishin njoftuar ndarjen e tyre në prill të vitit 2018, pas tetë vjet martesë.
Përfundimi i divorcit të tyre vjen disa javë pasi Dewan dhe i dashuri i saj i ri, ylli i Broadway, Steve Kazee, 43 vjeç, njoftuan se janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Një javë pasi aktorja paraqiti kërkesë për divorc nga Tatum dhe disa javë më pas, E! News mësuan se ish-i i saj po takon këngëtaren britanike Jessie J, 31-vjeçe.
Kur Tatum bëri kërkesë për divorc në tetor 2018, të dy ajo dhe Tatum ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e përbashkët juridike dhe fizike të vajzës së tyre.
Duke ecur përpara, Dewan është e ngazëllyer për kapitullin tjetër të jetës së saj me Kazee që përfshin një fëmijë në vitin 2020. “Jenna planifikon të martohet me Steve dhe është aq e dashuruar me të. Ata kanë pasur shumë bisedime të gjata dhe të hapura për këtë dhe është padyshim në plan”, ka thënë një burim për E! News.
“Sidoqoftë, ajo që ka më shumë rëndësi është se ajo dhe Steve janë plotësisht të përkushtuar dhe aq të entuziasmuar që të kenë një fëmijë dhe të rritin familjen e tyre. Ajo e di se ata do të fejohen dhe martohen sa më shpejt”, përfundon burimi. /Telegrafi/