Site icon Telegrafi

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz thuhet se janë ndarë

Foto: Getty Images

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz u ndanë pas tre vitesh lidhje, shkruan revista People.

Ata u fejuan vitin e kaluar, por burime pranë aktorit 44-vjeçar dhe aktores 35-vjeçare pohojnë se lidhjes i ka ardhur fundi.

“Channing është një njeri i mrekullueshëm. Ai më bën të qesh dhe ne të dy e duam artin, na pëlqen të eksplorojmë pse bëjmë atë që bëjmë. Na pëlqen të shikojmë filma, të flasim për ta…”, tha aktorja dikur në një intervistë për GQ.

Channing Tatum dhe Zoë

Në fillim të shtatorit, aktori postoi foton e tyre të fundit në Instagram, ku shfaqet Zoë e shtrirë sipër tij.

Për kujtesë, përpara lidhjes së tij me Zoë, Channing Tatum ishte i martuar me aktoren Jenna Dewan për nëntë vjet. Ata u takuan në xhirimet e filmit “Step Up” në 2006.

Lexo po ashtu Është finalizuar divorci i Channing Tatum dhe Jenna Dewan

U martuan në korrik 2009 dhe katër vjet më vonë mirëpritën një vajzë.

Megjithatë, në vitin 2018, çifti njoftoi se po ndahej dhe divorci u finalizua në nëntor 2019.

Jenna dhe Channing Tatum

Jenna tani është në një lidhje me aktorin Steve Kazee.

Në fillim të vitit të kaluar, Tatum deklaroi se nuk është i sigurt nëse do të martohet përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version