Çifti Channing Tatum dhe Zoë Kravitz, kaluan një takim romanik të pazakontë duke marrë pjesë në koncertin e Taylor Swift në Londër.
Në pamjet e reja të publikuara në rrjetet sociale, ylli i Magic Mike, është parë duke i dhuruar një puthje të dashurës së tij, shkruan DailyMail.
Përveç se po kalonin çaste të bukura në takimin e tyre, dyshja po shijonin koncertin e artistes së njohur amerikane.
Përmes një videoja, ata shfaqeshin duke kërcyer e duke shikuar performancën e Taylor Swift. Në një moment, aktori i dhuroi Kravitz një puthje.
Taylor Swift është duke vazhduar me turneun Eras Tour në Londër pas anulimeve të tre koncerteve në Vjenë. /Telegrafi/