Channing Tatum dhe e dashura e tij, Zoë Kravitz, u argëtuan nën diell teksa u kapën duke shijuar pushimet në brigjet e Positano, Itali.
Çifti shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin ndërkohë që aktorja kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli.
Tatum nga ana tjetër u shfaq me rroba banje tërësisht të zeza dhe një xhaketë shpëtimi blu.
Përveç puthjeve, të famshmit zbritën nga varka për të notuar, me Tatum që dukej se bënte një kthim prapa nga jahti në disa foto.
Gjatë pasdites, të njëjtit u panë gjithashtu duke bërë ski dhe duke rrëshqitur nga kuverta e varkës.
Ata kanë nisur lidhjen nga vera e kaluar dhe shpesh janë parë së bashku, nga takimet e drekës në Brooklyn deri tek shëtitjet në Central Park të Manhattanit.
Burime pranë aktores thanë për Page Six në mars se marrëdhënia e tyre po “bëhej serioze”.
“Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur”, zbuloi burimi. “Ajo është në një vend të mirë për sa i përket karrierës dhe ai ka një histori të mirë si baba”.
Romanca e Kravitz me Tatum erdhi vetëm disa muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Karl Glusman.
Ish-çifti ishin të martuar për më pak se dy vjet përpara se të ndaheshin. /Telegrafi/