Telegrafi

Channing Tatum dhe Jessie J vazhdojnë të shihen bashkë

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto:Getty Images/Guliver)

Channing Tatum dhe Jessie J kanë bërë më shumë paraqitje publike pas konfirmimit të lidhjes së tyre në tetor.

Dyshja së fundmi janë parë duke shijuar një ditë në “Disney Land” në Kaliforni, të cilët shfaqeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. 39-vjeçari dhe 31-vjeçarja janë fotografuar duke ecur, gjersa këngëtarja e kishte përqafuar atë nga mbrapa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jessie J

Ata kanë qenë më të hapur për romancën e tyre qëkur një burim kishe konfirmuar për People se po takoheshin qysh nga tetori i vitit 2018.

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Mega Agency)

Në mars ata u fotografuan për herë të parë pasi lidhja e tyre u bë publike. Çifti po mbanin duart teksa ecnin në mes të Londrës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Channing Tatum

Edhe pse Jessie mori shumë mesazhe urrejtjeje për lidhjen me Channing, ish-gruaja e aktorit e mbështeti atë për vendimin.

Përndryshe, yjet janë duke punuar në projekte të ndryshme në drejtimet e tyre artistike. /Telegrafi/