Telegrafi

Channing Tatum dhe Jenna Dewan ndahen pas tetë vitesh martesë

Channing Tatum ka konfirmuar se ai është ndarë nga bashkëshortja e tij prej tetë vitesh, Jenna Dewan.

“Ne kemi zgjedhur që të ndahemi në mënyrë të qetë si çift” – shkruan në komunikatën e përbashkët të dyshes.

Kopertina e filmit “Step Up” nga viti 2006, ku u takuan dyshja e famshme

“Ne kemi rënë aq thellë në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një rrugëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për atë se sa e duam njëri tjetrin, por dashura është një aventurë e bukur që tani për tani po na çon në rrugë të ndryshme”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Dyshja u takuan në vitin 2006 gjatë xhirimeve të filmit “Step Up” dhe u dashuruan në setin e filmit, ndërkaq u martuan në vitin 2009 dhe kanë një fëmijë, Everly, katër vjeçare.

Channing dhe Jenna në setin e filmit ku u takuan…

Jenna, 37 vjeçare dhe Channing, po ashtu 37 vjeçar, e kanë shpërndarë të njëjtin njoftim në rrjetet sociale.

Vetëm dy javë më parë Channing ndau një fotografi të dashur të tij dhe Jennas me vajzën.

Romanca e tyre në setin e filmit i ka bërë adhuruesit t’i duan më shumë, por Jenna më parë ka zbuluar se romanca e tyre jashtë ekraneve ishte më e vështirë.

/Telegrafi/