Channing Tatum ka konfirmuar se ai është ndarë nga bashkëshortja e tij prej tetë vitesh, Jenna Dewan.
“Ne kemi zgjedhur që të ndahemi në mënyrë të qetë si çift” – shkruan në komunikatën e përbashkët të dyshes.
“Ne kemi rënë aq thellë në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një rrugëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për atë se sa e duam njëri tjetrin, por dashura është një aventurë e bukur që tani për tani po na çon në rrugë të ndryshme”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Dyshja u takuan në vitin 2006 gjatë xhirimeve të filmit “Step Up” dhe u dashuruan në setin e filmit, ndërkaq u martuan në vitin 2009 dhe kanë një fëmijë, Everly, katër vjeçare.
Jenna, 37 vjeçare dhe Channing, po ashtu 37 vjeçar, e kanë shpërndarë të njëjtin njoftim në rrjetet sociale.
Vetëm dy javë më parë Channing ndau një fotografi të dashur të tij dhe Jennas me vajzën.
Romanca e tyre në setin e filmit i ka bërë adhuruesit t’i duan më shumë, por Jenna më parë ka zbuluar se romanca e tyre jashtë ekraneve ishte më e vështirë.
/Telegrafi/