Site icon Telegrafi

Channing Tatum dhe ish-gruaja Jenna Dewan janë në mosmarrëveshje se si të ndajnë paratë për mbështetjen e vajzës

Channing Tatum i ka kërkuar një gjykatësi të caktojë një datë gjykimi për të zgjidhur kushtet financiare ish-gruan e tij Jenna Dewan.

41-vjeçari finalizoi divorcin e tij me aktoren në nëntor të vitit 2019, por ish-çifti ende nuk ka arritur akoma një marrëveshje mbi disa nga detajet e tyre financiare, shkruan Daily Mail.

Këtu përfshihen kushtet e çdo pagese për mbështetjen e vajzës së tyre shtatë vjeçare.

Dhe sipas E!, ekipi ligjor i Channing thotë se gjyqi duhet të kërkojë rreth pesë ditë për të përfunduar.

Raportohet se aktori ka bërë kërkesë për ‘çështjen’ që kanë të bëjnë me ‘shpërbërjen, mbështetjen e fëmijëve, mbështetjen e bashkëshortit, tarifat e avokatit, ndarjen e disa pasurive dhe rimbursimet.

Ata thuhet të kenë qenë me ndërmjetësues, por që nuk kishin një marrëveshje përfundimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version