Site icon Telegrafi

Chanel propozon mënyrën e re të mbajtjes së çantës! (Foto)

Për ta bërë edhe më të përsosur sfilatën e tij të Chanel, Karl Lagerfeld prezantoi një mënyrë tjetër për të mbajtur çantat: duke i dyfishuar ato!

Pse të mbash një çantë, kur mund të mbash 2 të tilla dhe t’i vendosësh gjithë stil?

Përveç mënyrës ndryshe të konceptimit të pasarelës, koleksioni i ri nga Chanel vjen sërish me xhaketat ikonë në fokus, të sjella si kostum me fund, pantallona, fustane ose të propozuara në formë bluze apo fustani…

Madje në sfilatën e fundit, marka e modës së lartë na tregoi se mund të mbajmë edhe një palë këpucë rezervë dhe t’i vendosim tek rripi i çantës.

Ose mund ta kombinoni kështu me rripin e mesit…

Në fakt, një palë këpucë që varen në rripin e një çantë Chanel, duken të frikshme, por ideja e mbajtjes së dy çantave (çfarëdo qofshin ato), është trendi i fundit i modës, kështu që konsiderojeni!

Nuk është aspak çudi nëse këtë trend do ta shohim në rrugët e qytetit apo në historikun e rrjeteve sociale, një gjë është e sigurt, vajzat që do të guxojnë të parat do të vendosin një marëdhënie të re me stilin modern të të veshurit! /Telegrafi/

 

Exit mobile version