Telegrafi

Chance The Rapper mbështet Megan Thee Stallion, pasi u qëllua me armë nga Tory Lanez

Megan The Stallion dhe Chance The Rapper (Foto: DailyMail)

Chance The Rapper është ndër artistët ndërkombëtarë i cili ka reaguar rreth një incidenti që i ka ndodhur Megan Thee Stallion.

Reperja gjatë ditës së djeshme (e shtunë), kishte treguar se ishte qëlluar me armë nga Tory Lanez, shkruan Daily Mail.

Me këtë rast, Chance ka mbështetur reperen, ndërsa shpresoi që shumë shpejt drejtësia të bie në vend.

“Shpresoj që Meg do të gjejë drejtësinë për atë se çka Tory i bëri”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Lexo po ashtu Megan Thee Stallion ndan imazhe nga plagosja me armë, akuzon reperin Tory Lanez

Mes tjerash ai shtoi: “Dhe ajo çka mund të mësojmë nga kjo, sa afër, konstante dhe serioze është rreziku ndaj femrave me ngjyrë”.

Ndërkaq, shoqëria mes dyshes kishte filluar në vitin 2019, përmes bashkëpunimin në këngën “Handsome”. /Telegrafi/