Chance the Rapper është tashmë njeri i martuar.
Fituesi 25 vjeçar i Grammyt është martuar me të dshurën e tij afatgjatë, nënën e fëmiut të tij, Kirsten Corley.
Ceremonia është mbajtur të shtunën në Neëport Beach të Kalifornisë dhe dyshja kanë mbajtur të fshehtë këtë ceremoni.
Sipas E News çifti ndërruan unazat para 150 familjarëve dhe miqve në një resort luksoz bregdetar në Pelican Hill.
Nusja është dukur fenomenale në fustanin e nusërisë.
“Ishte një ceremoni romantike me një kuartet violinistësh që performuan në ktë ceremoni”, u shpreh një burim i pranishëm.
Chance dhe Kirsten vënë ligjërisht kurorë më 27 dhjetor në Chicago.
Chance e fejoi të dashurën e tij nga fëmijëria më 4 korrik të vitit të kaluar.
Takimi i tyre i parë ishte në moshën 9 vjeçare dhe ata prej asaj kohe janë bashkë. /Telegrafi/