Site icon Telegrafi

Chance the Rapper është martuar me të dashurën e fëmijërisë

Chance the Rapper, Kirsten Corley (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Chance the Rapper është martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Kirsten Corley, gjatë fundjavës që lamë pas.

Ai ka treguar se me partneren e tij ishin ta kuar që në moshën nëntëvjeçare, ndërsa në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografi nga ceremonia martesore.

25-vjeçari dhe Corley janë martuar zyrtarisht në muajin dhjetor – bën të ditur The Chicago Tribune, por ceremoninë martesore e kanë bërë këtë fundjavë në Kaliforni.

Në listën e mysafirëve nuk kanë munguar edhe personalitete të njohura, si Kanye West, Kim Kardashian dhe komiku Dave Chappelle.

Ndryshe, Chance dhe Corey kanë një vajzë trevjeçare së bashku, të cilën e kanë pagëzuar Kensli. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chance The Rapper
Exit mobile version