Në ditën e djeshme, pritëm më shumë se 200 pjesëmarrës dhe kohëzgjatja e konferencës u zgjatë më shumë, si pasojë e dëshirës së madhe të dëgjohen tregimet e kampionëve.
“Take action”, është përkthimi më i mirë i cili përshtatet me pjesëmarrjen e këtyre personave që dje na e mbushën sallën me plot pozitivitet.
Rruga drejt suksesit do të jetë akoma më e lehtë kur kampionët ndanë me të tjerët njohuritë, sfidat, të mirat e të këqijat. Andaj, jemi të motivuar që këto konferenca t’i vazhdojmë për të mirën e komunitetit tonë.
Ardian Hoxha si një ndër organizatorët për këtë ngjarje me tri kampionë, ndanë me ne, një njohuri e cila nuk mund të merret nga përvoja e punës e nga studimet.
Një nga mysafirët, u shpreh: “Ishte kënaqësi e madhe të dëgjoj tregimet e këtyre njerëzve aq modest dhe punëtorë! Më ka motivuar shumë drejt studimeve dhe i rekomandoj të gjithëve të jenë pjesë e konferencave të tilla.”
Are you a Champion of success? Është vetëm fillimi i organizimeve të ngjarjeve të tilla. Është ndjenjë përmbushëse kur je pjesë e ndryshimit të mentalitetit në aspektin e punës.
Për ngjarjet e radhës, na përcjellin në rrjetet sociale.