Këtë të premte në ora 21:00 në Klan Kosova është gara e dijes në një show argëtues në mes dy ekipeve asaj të shkollës ‘Astrit Bytyqi’ nga Ferizaj dhe ‘Smajl Hajdari’ nga Peja, ekipi që do të fitojë këtë garë vazhdon në fazën e dytë, faza e dytë është gara shumë më e vështirë pasi që mbesin ekipet më të mira në garë, kjo garë e dijes është e hapur për të gjitha shkollat fillore të Kosovës dhe është show më interesant i dijës në mediat tona.
Përmes këtij show argëtues nxënësit do të motivohen për nxënien e dijes pasi që në këtë show nxënësit që i dijë përgjigjet e sakta fillojnë të bëhen të famshëm, të rëndësishëm dhe të dashur për publikun dhe shikuesit, gjithashtu përmes këtij show edhe shikuesit mund të marrin shumë informacione përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.
Ekipi i pyetjeve është me mision që shikuesit të përfitojnë sado pak nga ky show duke garuar edhe familjet që janë para ekranit në shtëpitë e tyre duke shikuar këtë show.
Interesimi është i madh për pjesëmarrje nga të gjitha shkollat në çdo sezon është e pamundur të garojnë të gjitha shkollat por mundësia është vetëm për 34 shkolla brenda një sezonit.
Pra kjo garë vazhdon çdo të premte nga 21:00 ne Klan Kosova. /Telegrafi/