Telegrafi

Chamakh: Do të jap më të mirën për këtë klub

“Unë do të jap më të mirën për këtë klub, klubin të cilin vendosa ta mbështes. Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj tek Arsenali dhe mendoj se ne do të japim gjithçka për të fituar trofe sezonin e ardhshëm”.

“Ekipi dhe historia e Arsenalit më bëjnë të ëndërroj. Qëllimi im ishte t’i bashkohesha Arsenalit, sepse ëndrra ime u bë realitet, për shkak se jam tifoz i Arsenalit që nga fëmijëria. Unë jam shumë i entuziazmuar dhe mezi pres të luaj në stadiumin Emirates, në fanellën e Arsenalit. Arsenali ishte zgjedhja e zemrës time”, deklaroi Chamakh për The Telegraph. /Telegrafi/