Telegrafi

Challandes tregon rëndësinë e miqësores ndaj Lituanisë

(Foto: Screenshot/FFK)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë.

“Jemi para një fushate të re kualifikuese për ‘Botërorin 2022’, megjithatë para se të fillojmë këtë kampanjë, ne kemi një miqësore me rëndësi kundër Lituanisë”.

“Besoj që është ndeshje që vjen në kohë shumë të mirë për ne, është ndaj një kundërshtari të fortë, dhe besoj që nuk do të jetë ndeshje miqësore, por është ndeshje me rëndësi të madhe për mua, lojtarët dhe për ekipin kombëtar në përgjithësi”.

“Kështu që t’ia nisim në mënyrën më të mirë të mundshme, jo vetëm në aspektin e futbollit, por në përgjithësi në mënyrë të suksesshme dhe me një paraqitje sa më të mirë të mundshme”, ka deklaruar strategu zviceran.

Kosova është nikoqire e Lituanisë të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/