Site icon Telegrafi

Challandes tregon lojtarët e rrezikshëm të Anglisë dhe se për cilin klub bën tifo

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka folur edhe për shumë gjëra.

Ai e ka falënderuar homologun e tij Gareth Southgate, i cili tregoi respekt ndaj Kosovës pas fitores ndaj Çekisë.

“Faleminderit z.Southgate për këto fjalë të mëdha, ai e di mirë punën e tij”.

Challandes duke dhënë instruksionet e tij në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ndoshta do të ishte mirë për Anglinë t’i ruante lojtarët kryesor për klubet e tyre në Ligën e Kampionëve dhe në kampionate”.

Në mes të tjerash, Challandes ka folur për sulmuesin Harry Kane, por edhe për shumë emra të tjerë, duke e zbuluar edhe cilën skuadër e mbështet.

“Do të jetë e vështirë të krijojmë diçka. Do ta shohim nëse do të na lejojë Anglia ta mbajmë topin”.

“Ata kanë lojtarë si Sterling, Kane dhe Rashford. Por nuk planifikoj të luajmë vetëm në mbrojtje”.

“Por, dua ta përmend në veçanti Sterling pasi jam tifoz i Manchester Cityt”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version