Site icon Telegrafi

Challandes tregon dy lojtarët që do të zëvendësojnë Muric e Dresevicin

Bernard Challandes ka zbuluar se Kosova ka dy mungesa të mëdha për ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët do të luajnë ndaj San Marinos dhe Maltës, më 1 dhe 4 qershor.

Ka qenë trajneri zviceran, Bernard Challandes që ka zbuluar se Arijanet Muric dhe Ibrahim Dresevic mungojnë shkaku i problemeve shëndetësore.

Qendërmbrojtësi Ibrahim Dresevic ka rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa Aro Muric ka probleme shëndetësore.

E këta dy lojtarë tanimë kanë zëvendësuesit e tyre te Kosova.

Challandes ka treguar se në vend të këtyre janë ftuar Betim Halimi dhe Mirlind Daku për ndeshjet ndaj San Marinos dhe Maltës. /Telegrafi/

Exit mobile version