Telegrafi

Challandes: Trajtimi mediatik mund të jetë motiv shtesë për Kosovën, por motivimi më i madh është se kundërshtar kemi një skuadër si Spanja

(Foto: Screenshot/Facebook/FFK)

Meqenëse Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, trajtimi, sidomos nga mediat, para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror, nuk ka qenë aspak i këndshëm.

La Roja të mërkurën mbrëma është nikoqire e Dardanëve në Sevilla në sfidën e vlefshme për Grupin B kualifikues për ‘Katar 2022’.

Përzgjedhësi Bernard Challandes i shoqëruar nga Hekuran Kryeziu dhe menaxheri ekipor, Bajram Shala, kanë mbajtur konferencë për shtyp, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet që lidhen me aspektin politik të dy vendeve.

Lexo po ashtu “Trajnerit të cilës skuadër ia drejtoni pyetjen?” – Bajram Shala e detyron gazetarin e AS që t’i drejtohet Challandes si përzgjedhës i Kosovës

“Është e qartë se nuk mund të jemi të kënaqur me mediumet spanjolle, disa mediume spanjolle dhe kjo na jep ndoshta pakëz më shumë motivim”.

“Mirëpo, fillimisht mendoj se motivimi më i madh i lojtarëve është që të luajnë kundër futbollistëve mjaft të famshëm, një skuadre të fortë dhe është një sfidë e madhe për ekipin tonë që të luajë në këtë vend, por për futbollin dhe për asgjë tjetër”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/