Telegrafi

Challandes shkoi, por Paqarada nuk është rikthyer – Gliha tregon pse nuk e ftoi mbrojtësin e majtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur për Leart Paqaradën i cili kishte vendosur që të mos vinte derisa në krye të ishte Bernard Challandes.

Kosova do të përballet nesër me Jordaninë në një miqësore që zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa katër ditë më vonë më 14 nëntor luan me Greqinë në kualifikimet e Kupës së Botës.

Slloveni foli gjithashtu për mos-ftesën ndaj Leart Paqaradës, i cili ka qenë në formë këtë sezon.

“E njoh Leart Paqaradën, por kam vendosur të mos e ftoj për këto ndeshje”.

“Ai është futbollistë shumë i mirë në sulm, ndërsa për mbrojtje kam menduar se Fidan Haliti dhe futbollistët e tjerë janë opsione më të mira”.

“Sigurisht nëse mbetem trajner i Kosovës, Paqarda do të jetë pjesë e planeve të mia”, ka thënë Gliha në konferencë për shtyp. /Telegrafi/