Site icon Telegrafi

Challandes publikon listën e futbollistëve, tri rikthime të mëdha për dy ndeshjet e tetorit

Futbollistët e Kosovës duke festuar golin e Vedat Muriqit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji.

Kosova luan miqësore kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.

Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kësaj radhe Challandes i ka tubuar 25 lojtarë për këo dy ndeshje.

Kthehen Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Milot Rashica , që nuk isin në ndeshjet e fundit. Emrat e tjerë janë të njëjtit me ndeshjet e fundit.

Lirim Kastrati është ftuar edhe pas disa mosmarrëveshjeve me përzgjedhësin Challandes.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”. /Telegrafi/

Exit mobile version