Site icon Telegrafi

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj

Zeneli, Kryeziu e Kolloli (Foto: Ridvan Slivova)

Futbollistët e Kosovës gjatë ditëve të ardhshme do të fillojnë grumbullimin për ndeshjet e radhës.

Tashmë përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Florent Hadergjonaj, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviq janë lojtarë të rinj që për herë të parë do të kenë mundësinë që të veshin fanellën kaltëreverdhë.

Theksojmë se “Dardanët” fillimisht do të takohen me Malin e Zi, më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë.

Tri ditë më vonë, futbollistët tanë do të udhëtojnë drejt Sofjes, ku do të takohen me kombëtaren e Bullgarisë.

Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Ndryshe, Kosova renditet në pozitën e tretë të grupit A me një pikë gjersa në të bëjnë pjesë edhe Republika Çeke dhe Anglia.

Portier: Samir Ujkani, Arijanet Muriqi dhe Visar Bekaj.

Mbrojtës: Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq dhe Mirlind Kryeziu.

Mesfushor: Herolind Shala, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Ylldren Ibrahimaj, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani, Arber Zeneli, Milot Rashica.

Sulmues: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Shkelqim Demhasaj. /Telegrafi/

Exit mobile version