Telegrafi

Challandes publikon listën e futbollistëve për miqësoret e Kosovës, të ftuar disa emra të rinj

(Foto: ffk-kosova.com)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Përfaqësueses sonë.

Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Si- njofton FFK, stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.


Lista e plotë e lojtarëve të ftuar:

Portierë: Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Destan Bajselmani.

Mesfushorë: Bashkim Ajdini, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Besar Halimi, Idriz Voca, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Milot Rashica, Zymer Bytyqi.

Sulmues: Lirim Kastrati, Valmir Sulejmani, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Astrit Selmani.


/Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)